MONTREAL, 9 janar /ATSH-AFP/- Këngëtari kanadez, Justin Bieber, njoftoi nëpërmjet një publikimi në Instagram se ishte prekur nga sëmundja e Lyme-it.
“Kohët e fundit më diagnostikuan me sëmundjen e Lyme-it dhe, për më tepër, kam edhe një rast serioz mononukleoze kronike, që më ka prekur lëkurën, funksionet neurologjike, energjinë dhe shëndetin në përgjithësi”, shkruan 25-vjeçari, si përgjigje ndaj kritikave mbi fizikun e tij.
Hollësitë mbi shëndetin e tij do të jepen nëpërmjet një sërë dokumentarësh, që Justin Bieber planifikon t’i postojë së shpejti në Youtube.
Sëmundja e Lyme-it transmetohet nga insekte parazitare të infektuara me bakterin Borreliosis.
Edhe pse shfaqja e saj mund të kufizohet vetëm në skuqjen e vendit rreth pickimit, në disa raste, kjo sëmundje shkakton probleme e dhembje, veçanërisht neurologjike, muskulore dhe në kyçe. / /ervo/ a.jor.





















