Ballina Bota

SHBA – Trump-Stoltenberg bisedë mbi Lindjen e Mesme

UASHINGTON, 8 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan Donald Trump bisedoi sot me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

“Dy liderët diskutuan mbi situatën aktuale në Lindjen e Mesme. Presidenti theksoi vlerën e NATO-s në rritjen e rolit të saj në parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e paqes në Lindjen e Mesme”, theksoi Shtëpia e Bardhë.

Trump deklaroi sot se do t’i kërkonte NATO-s të përfshihej më shumë në procesin në Lindjen e Mesme. / / sara/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Programi i Rindërtimit ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në filozofinë urbanistike të së ardhmes
Artikulli tjetërAmbasadori i ri i Italisë: Angazhime të shumta për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve