MADRID – Fillon debati në Dhomën e Deputetëve në lidhje me mocionin e mosbesimit të ngritur nga Partia Socialiste kundër qeverisë së Mariano Rajoy, i dobësuar nga një skandal për korrupsion.
KIEV – Shefi gjerman i diplomacisë, Heiko Maas për vizitë në Ukrainë, në Kiev dhe në zonën lindore të konfliktit.
BERLIN – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas takohet me homologun e tij kinez, Wang Yi në një çast kur dy vendet kërkojnë të ruajnë marrëveshjen mbi bërthamoren iraniane.
BRUKSEL – Mbledhje e Këshillit NATO-Rusi.
ROMË – Vazhdojnë konsultimet në lidhje me qeverinë e re.
LISBONË – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me presidentin portugez, Marcelo Rebelo de Sousa dhe kryeministrin, Antonio Costa për të biseduar për të ardhmen e BE-së.
UISTLER (Kanada) – Mbledhje e ministrave të Financave të G7 dhe të guvernatorëve të bankave qendrore me temën “Të investohet mbi rritjen ekonomike në përfitim të të gjithë botës”.
NJU JORK – Takim i ri mes Mike Pompeo dhe përgjegjësit të lartë koreanoverior, Kim Yong Chol pas një samiti të mundshëm mes dy vendeve.
PEKIN – Konferencë mujore për shtyp e ministrit kinez të Mbrojtjes.
XHAKARTA – Kryeministri indian, Narendra Modi për vizitë në Indonezi (29-31) dhe Singapor (31-2) pas një kalimi të shkurtër në Malajzi (31) për çështjet e mbrojtjes dhe marrëdhëniet mes kombeve të Azisë juglindore.
TOKIO – Vizitë në japoni e presidentit vjetnamez, Tran Dai Quang./ /G.S/ A.JOR.























