Ballina Kosova

QKUK marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Autizmit

PRISHTINE, 30 maj /ATSH/ -Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Shoqata “Autizmi”, arritën marrëveshje bashkëpunimi për projektin e vetëdijesimit të personelit në institucione shëndetësore për çrregullimin e spektrit të autizmit, i zbatuar nga Shoqata “Autizmi” dhe Save the Children in Kosova.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu dhe Nora Sherifi nga Shoqata “Autizmi”, dhe është lidhur duke pasur parasysh situatat kur personat me autizëm ballafaqohen me probleme shëndetësore dhe kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Sipas marrëveshjes, SHSKUK do të bëjë lehtësimin, koordinimin  e procesit të organizimit të sesioneve informuese nga Shoqata “Autizmi”, derisa seancat kanë  të bëjnë me qasjen e personelit shëndetësor të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës ndaj personave me autizëm.

Sesionet informuese do t’i ofrohen personelit shëndetësor në Repartin e Pediatrisë dhe atë të Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRregulla efikase për të parandaluar kancerin
Artikulli tjetërManastirliu prezanton planin për fëmijët pa kujdes prindëror