Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, e enjte 31 maj 2018

TIRANE, 31 maj /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime deri në orët e mesditës, më pas zhvillim vranësirash deri në të dendura.

Sipas shërbimit meteorologjik prej orëve të mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Ndërsa prej orëve të mbrëmjes nuk ka më reshje shiu. Baza e reve të ulta 600 metër. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-12 m/sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 2.0 metra. Shikimi 5-20 km. Mjegullinë nëpër lugina.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                15/26

Vendet e Ulta                 17/31

Vendet Bregdetare         19/29 /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPARIS – Macron kërkon reformim të OBT-së pas vendimit të Trump
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 31/5/2018