Ballina Ekonomi

Rezerva valutore u rrit në 3 miliardë euro në fund të vitit 2017

TIRANË, 29 maj /ATSH/- Rezerva valutore e vendit u rrit në 3 miliardë euro, në fund të vitit 2017, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia vendase për valutë të huaj. Por gjithashtu edhe në rastet e luhatjeve të forta në kursin e këmbimit.

Ndërkohë Banka Qendrore ka planifikuar 10 ankande të blerjes së valutës, që mund ta çojë vlerën e euros së blerë gjatë këtij viti në rreth 60 milionë euro. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBEI, 80 milionë euro Kosovës për autostradën Prishtinë-Pejë
Artikulli tjetërFutboll- U-19 Superiore, Vllaznia-Flamurtari në finale