TIRANE, 30 maj /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite.
Sipas shërbimit meteorologjik, do të ketë reshje shiu të lokalizuara, pjesërisht në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim 1-8m /sek. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 14/28
Vendet e Ulta 16/31
Vendet Bregdetare 15/32 /e.malaj/ /a.g/











