Ballina Bota

FRANCË – Dita e shtatë e protestave, trafiku në kolaps

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AA/ – Në Francë edhe sot kanë vazhduar protestat dhe greva për shkak të reformës së pensioneve, të cilat synon t’i bëjë administrata e presidentit të vendit, Emmanuel Macron.

Në ditën e parë, protestave iu bashkuan rreth 800 mijë persona, ndërsa greva e të punësuarve në disa sektorë është duke zgjatur tashmë shtatë ditë.

Për shkak të grevës në shtatë ditët e fundit vjen deri tek shkeljet në komunikacionin publik.

Zyrtarët konfirmuan se trafiku në Paris është në kolaps ndërsa kolona e automjeteve është e gjatë mbi 100 kilometra.

Sot herët në mëngjes u anuluan shumë linja hekurudhore ndërsa në disa qytete në Francë është vështirësuar qarkullimi i trafikut.

Në protestat në Paris, të mbështetura nga dhjetëra mijëra njerëz, gjatë ditëve të kaluara ndodhën përleshje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Ekipi izraelit, punë të shkëlqyer në ndihmë të të prekurve rëndë nga pasojat e tërmetit
Artikulli tjetërIZRAEL – Shpërbërja e parlamentit hap rrugën për zgjedhje të reja