Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë 11 dhjetor 2019

TIRANE, 11 dhjetor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat vijnë në pakësim prej orëve të pasdites. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën e jugut dhe relievet malore deri mesatar në formë shtrëngatash. Në lartësitë mbi 1000 metër në lindje reshjet në formë dëbore. Mjegullinë lokale nga reshjet. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje 5-10m/sek, ndërsa në bregdet deri 20-25m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/10 Shi diell
Kukës 1/4 Shi diell
Lezhë 7/10 Shi diell
Dibër 0/3 Shi diell
Durrës 8/13 Shi diell
Tiranë 8/12 Shi diell
Elbasan 6/10 Shi diell
Berat 5/10 Shi diell
Vlorë 8/12 Shi diell
Korçë 2/4 Shi diell
Gjirokastër 5/9 Shi diell
Sarandë 7/11 Shi diell

/e.malaj/

                          

           

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRiparim i dëmeve në pallatet e ndërtuara para vitit ’93, Bashkia Durrës ngre strukturën me 100 specialistë ndërtimi
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 11/12/2019