Ballina SPORT

Valencia kërkon rikthimin në Spanjë të Fabregas

TIRANË, 28 Maj/ATSH/ -Skuadra spanjolle e Valencias është kualifikuar për në Champions League sezonin e ardhshëm pasi ka mbyllur një edicion fantastik në kampionatin spanjoll.

Për këtë ekipi spanjoll po mendon për rikthimin në vendlindje të një kampioni si Cesc Fabregas, aventura e të cilit tek Chelsea është drejt mbylljes.

31-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Blutë e Londrës” dhe vetëm një veto e trajnerit të ardhshëm të ekipit mund të pengojë largimin e tij ndërsa Valencia e kërkon me ngulm fantazistin.

Ekipi i Marcelinos është shumë i interesuar duke parë se luan edhe në Champions League dhe Fabregas do të ishte dhurata më e mirë për tifozët e skuadrës.

/gj.m/ a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 77% e pasagjerëve udhëtuan përmes linjave ajrore
Artikulli tjetërLinjë ajrore direkte midis Palermos dhe Tiranës