Ballina Flash

Fotogaleri/ Tirana përgatitet për festat e fundvitit

TIRANË, 3 dhjetor/ATSH/ Tirana po bëhet gati për festat e fundvitit.

Kryeqyteti i është kthyer normalitetit, duke iu përshtatur edhe muajit të fundit të 2019-ës, ku atmosfera e Krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve i sjell më pranë njerëzit me njëri-tjetrin.

Kështu, bashkia e Tiranës ka nisur të zbukurojë qytetin në periudhën më të veçantë të vitit, atë të festave të dhjetorit. Qytetarë të shumtë kanë nisur blerjet për dekorimin e bredhit të Krishtlindjes. Ndërkaq, në sheshin “Skënderbej” shihen turistë të shumtë të cilët vizitojnë pikat më tërheqëse të qytetit të Tiranës.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ju sjell një galeri me foto nga Tirana në këto ditë të para dhjetori. z.tosku/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPasojat e tërmetit, Turqia sjell të tjera ndihma për Shqipërinë
Artikulli tjetërEkspertët e Komisionit Europian, manual për verifikimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti