Ballina Bota

MJEKËSI – Përpjekje për zero raste me SIDA te të rinjtë

GJENEVË, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Virusi HIV nuk është mposhtur ende. Rreth 36 vjet pas zbulimit të tij, tani kemi terapi më të fuqishme dhe qëllimi i një vaksine po afrohet, por SIDA mbetet një rrezik akoma i lartë sidomos tek të rinjtë.

Në Ditën Botërore të SIDA-s, bilanci është në të vërtetë i qartë: 2018-a tregon një ulje të përgjithshme të rasteve, por jo midis 20-30 vjeçarëve.

Objektivi i shkencëtarëve është të eliminohen rastet e SIDA-s deri në vitin 2030.

Shkaku i transmetimit të sëmundjes mbetet ulja e vëmendjes dhe një nënvlerësimi i rreziqeve.

Shumica e infeksioneve të reja ndodhin për shkak të seksit të pambrojtur (80,2%).

Në vitin 2018, sipas UNICEF, rreth 320 fëmijë vdiqën çdo ditë nga shkaqe të lidhura me SIDA, ku përkon me 13 fëmijë çdo orë./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Kërkohet njohja e fytyrës për regjistrimin e kartës telefonike
Artikulli tjetërXhaçka vlerëson ndihmën e partnerëve: Do të rindërtojmë Durrësin e Thumanën