Ballina Flash

Zyra e Komisionerit, ndihmë për përballimin e pasojave të tërmetit

TIRANË, 28 nëntor /ATSH/- Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale u gjendet pranë personave të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Dy grupe vullnetarësh të Zyrës së Komisionerit dërguan ditën e djeshme një sasi ndihmash në pikat e grumbullimit në Durrës dhe në Thumanë.

Edhe në ditët në vijim, punonjësit e Zyrës së Komisionerit do të vazhdojnë të kontribuojnë me iniciativa të tjera në mbështetje të familjeve dhe për rimëkëmbjen e zonave të dëmtuara.

 

e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejtori i Instituti të Ndërtimit garanton se Spitali i Durrësit nuk ka pësuar dëme
Artikulli tjetërPresidenti i UEFA-s Čeferin dhe Presidenti i Federatës Holandeze, Van Praag, letër ngushëllimi për viktimat e tërmetit