Ballina Flash

Telemjekësia, lehtësi për të sëmurët me diabet

TIRANË, 15 nëntor/ATSH/ Të sëmurët me Diabet, konsultat në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mund t’i bëjnë pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se konsultat mund të realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT-së dhe spitaleve rajonale ku pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim.

Sipas FSDKSH, në këtë mënyrë lehtësohen procedurat dhe pacientët marrin
shërbim cilësor dhe me standarde afër vendbanimit. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen kundër Francës
Artikulli tjetërPolicia Rrugore aktivitet ndërgjegjësues nën moton “Kujdes, çmoje jetën”