Policia Rrugore aktivitet ndërgjegjësues nën moton “Kujdes, çmoje jetën”

TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Sektori i Policisë Rrugore ditën e sotme ka zhvilluar një aktivitet ndërgjegjësues nën moton “Kujdes, çmoje jetën”, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, në Korçë.

Ky aktivitet u zhvillua me bashkëbisedime interaktive dhe shkëmbime eksperiencash të ndërsjellta me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shfaqën interes maksimal për sa i takon njohurive të sigurisë në rrugë.

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore, kryekomisar Ervin Dervishi ka shpjeguar në mënyrë profesionale rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikës vertikale e horizontale, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit. Më pas nxënësit u njohën nëpërmjet monitorit me disa demonstrime e shembuj konkrete të sjelljes në rrugë.

Punonjësit e Policisë Rrugore iu shpërndanë nxënësve fletëpalosje dhe jelekë të verdhë në shenjë sensibilizimi, në këtë aktivitet të zhvilluar në kuadër të javës së sigurisë rrugore. Këto aktivitete do të vijojnë edhe me shkolla të tjera, në ditët në vijim./r.e/

Korçë"KUJDES, ÇMOJE JETËN!"Sektori i Policisë Rrugore🚓 ditën e sotme ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues nën moton "Kujdes, çmoje jetën", me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Stavri Themeli",në Korçë👩🏻🎓👨🏻🎓📌Ky aktivitet konsistoi në bashkëbisedime interaktive dhe shkëmbime eksperiencash të ndërsjellta me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shfaqën interes maksimal përsa i takon njohurive të sigurisë në rrugë.➡Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Kryekomisar Ervin Dervishi ka shpjeguar në mënyrë profesionale rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikës vertikale e horizontale, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit. U fol mbi shkelje të ndryshme të drejtuesve dhe penalitetet përkatëse. Më pas nxënësit u njohën nëpërmjet monitorit me disa demonstrime e shembuj konkrete të sjelljes në rrugë🚦🚶🏼🚥🛣📵📴❌🥃🔞🚙📝✅ Punonjësit e Policisë Rrugore iu shpërndanë nxënësve fletëpalosje dhe jelekë të verdhë në shenjë sensibilizimi, në këtë aktivitet të zhvilluar në kuadër të javës së sigurisë rrugore.🤝👨🏻✈Këto aktivitete do të vijojnë edhe me shkolla të tjera, në ditët në vijim.#Unë_zotohem_se_do_të_zbatoj_rregullat_e_qarkullimit_rrugor. #Po_ti?#MBRONI_JETËN_TUAJ_DHE_TË_TJETRIT

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 15. November 2019

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.