TIRANE, 9 nëntor/ATSH/- Në periudhën janar-shtator u eksportuan më shumë minerale drejt tregjeve të huaja, por në buxhetin e shtetit u mblodhën më pak të ardhura për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas të dhënave nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga renta për mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie në masën 88 milionë lekë për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare me 20%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërsa në sasi janë eksportuar 40 milionë lekë më tepër minerale gjatë kësaj periudhe krahasuar me 9 mujorin e 2019-s.
/a.gjonaj/ /a.g/












