NJU JORK, 10 mars /ATSH-DPA/ – Tre pengje, gra, dhe një i dyshuar janë gjetur të vdekur në një shtëpi veteranësh në Kaliforni, pas një rrethimi të policisë prej shtatë orësh, njoftuan autoritetet lokale. Shtëpia e Veteranëve në qytetin Yountville u rrethua nga tre agjenci të ndryshme duke përfshirë edhe FBI-në, që është përpjekur të kontaktojë personin e armatosur përmes telefonit të tij celular.”I dyshuari i mbante të tre pengjet në një dhomë dhe më herët kishte liruar vetëm një peng”, raportoi komandanti i Patrullës së Autostradës së Kalifornisë (CHP), Chris Childs. ”Viktimat ishin tre punonjës të shërbimit të shtëpisë së veteranëve në Pathway Home”, sipas zyrës së Sheriff-Coroner-it , në Napa Country. Tre punonjësit ishin drejtoresha e klinikës, Jennifer Golick, 42 vjeçe, drejtoresha ekzekutive, Christine Loeber, 48 vjeçe, dhe Jennifer Gonzalez, një psikologe e klinikës, 29 vjeçe.
Ballina Bota













