Ballina Bota

ITALI – Giuseppe Conte emërohet kryeministër

ROMË, 23 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella, ngarkoi sot Giuseppe Conte, një jurist i propozuar nga lëvizja antisistem dhe ekstremi i djathtë për të krijuar qeverinë e ardhshme.

“Presidenti i republikës, Sergio Mattarella, priti këtë pasdite profesorin Giuseppe Conte, të cilit i dha mandatin për të krijuar qeverinë”, deklaroi për median sekretari i përgjithshëm i presidencës, Ugo Zampetti. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvokati falas për viktimat e dhunës në familje
Artikulli tjetërROMË – Conte: Dua të konfirmoj vendin e Italisë në Europë dhe botë