Ballina Flash

“Inter” në hall, pas Sanchez dëmtohet dhe Politano

TIRANË, 7 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ Humbja me “Borussia Dortmund” të martën në mbrëmje, në kuadër të javës së katërt të Ligës së Kampionëve, nuk është i vetmi lajm i keq për zikaltërit, të cilët veç faktit se rrezikojnë eliminim nga kompeticioni europian, kanë humbur për shkak dëmtimi edhe sulmuesin Matteo Politano.

Klubi zikaltër njofton se Politano i është nënshtruar kontrolleve dhe rezulton se ka një tërheqje në kaviljen e majtë dhe në javët në vijim do vlerësohet situata e tij. Në raste të ngjashme rikuperimi kërkon të paktën 30 ditë.

Mungesa e Politanos është e dyta pas Sanchez, i cili ka mbyllur fazën e parë dhe pritet të rikthehet në fund të janarit. Një situatë aspak e këndshme për teknikun Antonio Conte, që duhet të përballet për të paktën një muaj me një skuadër ku ka vetëm dy sulmues tashmë në dispozicion, Lukaku dhe Lautaro Martinez. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptari Prend Berisha, anëtari më i ri në Këshillin e qytetit Wil në Zvicër
Artikulli tjetërLONDËR – ITV dhe BBC prezantojnë “Britbox”, konkurenti i ri i “Netflix”