Ballina Flash

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, hap aplikimet për programin “Benjamin Franklin”

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, tani po pranon aplikime për programin “Benjamin Franklin”.

“Benjamin Franklin” është një program katërjavor në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Ky është një program unik dhe emocionues i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizuar nga Universiteti Wake Forest, ku pjesëmarrësit eksplorojnë kulturën dhe politikën amerikane dhe mësojnë për mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile. /e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump ul ndjeshëm numrin e pranimit të refugjatëve
Artikulli tjetërFOKUS – Kroacia planifikon zgjerimin e unionit gjatë presidencës së BE