Ballina Ekonomi

Shërbimi E-commerce/ Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut bashkëpunim midis tri postave

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Në Shkup u zhvillua takimi midis tre delegacioneve postare, i udhëhequr nga administratori i Postës Shqiptare Laert Duraj, Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë të Veriut, Ejup Rustemi dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Shefqet Avdija.

Posta Shqiptare bën të ditur se, në fokus të këtij takimi ishin eksperiencat postare mes vendeve pjesëmarrëse, lehtësirat e shkëmbimeve të dërgesave postare dhe rritja e cilësisë së shërbimit midis të tre vendeve.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe një plan afatgjatë bashkëpunimi midis tre postave në shërbimin e ri E-commerce.

E-commerce është shërbimi tregtar përmes internetit, për shitje dhe blerje me pakicë dhe transaksione elektronike, përmes mjeteve elektronike, siç janë aplikacionet celulare, etj..

/e.xh/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak2 studentët nga Kosova të rënë në luftime, Cakaj: Figura e tyre lartësohet me bashkëpunimin brenda kombit
Artikulli tjetërInvestimi i Agjencisë Kombëtare Japoneze në Elbasan, Balla: Kodër Krasta park i madh i gjelbëruar kreativ