ATHINË, 29 tetor /ATSH-DPA/- Autoritetet greke, tashmë të mbingarkuara nga numri i azilkërkuesve dhe migrantëve, raportuan se më shumë migrantë po mbërrijnë nga Turqia.
Vetëm në orët e mëngjesit, 118 migrantë mbërritën me anije në Aleksandropuli dhe në ishujt e Samos dhe Farmakonisit.
Sipas të dhënave të UNHCR, 42 010 migrantë mbërritën përmes Egjeut nga fillimi i vitit dhe deri në 20 tetor.
Numri i mbërritjeve nga deti është shumë më i larti që nga një marrëveshje BE-Turqi e cila kërkon të mbyllë rrugën e Ballkanit që prej Marsit të 2016.
Në vitin 2018 numri i mbërritjeve arriti në 32 494 migrantë, ndërsa në 2017 u regjistruan 29 718./ /os/ a.jor.






















