Financimi i partive politike/ NDI, ndihmë teknike për hartimin e ligjit të ri

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me Robert Benjamin, drejtor Rajonal i Institutit Demokratik Amerikan (NDI).

Duke folur mbi këtë takim, Gjiknuri tha se “u diskutua mbi reformën zgjedhore, përmirësimin e dispozitave ligjore për financimin e fushatës elektorale”.

“Ashtu sikurse folëm mbi nevojën për një ligj të ri për financimin e partive politike dhe ndihmën teknike që mund të japë Instituti në këtë drejtim”, tha ai./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.