TIRANË, 25 tetor /ATSH/ Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger deklaroi sot në mbyllje të punimeve të Konferencës Mesdhetare të OSBE-së që u zhvillua në 24 dhe 25 tetor në Tiranë se, “OSBE duhet ta forcojë më shumë partneritetin me vendet e Mesdheut”.
“OSBE-ja duhet të forcojë angazhimin me homologët përkatës për të shmangur dublikimin dhe për të rritur sinergjitë në rajonin e Mesdheut”, u shpreh ai.
“Ne kemi intensifikuar dialogun dhe bashkëpunimin me ta. Falenderojmë sekretarin e përgjithshëm të Unionit për Mesdheun, Nasser Kamel që na u bashkua në konferencën e OSBE-së për Mesdheun, në Tiranë. Angazhimi i partnerëve të vendeve mesdhetare (Algjeria, Egjipti Izraeli, Jordania, Maroku dhe Tunizia) dhe perspektivat e tyre në konferencën e OSBE-së për Mesdheun janë mjaft të rëndësishme”, shtoi Greminger.
Ne, vijoi ai, “duhet ta forcojmë më shumë partneritetin tone me vendet e Mesdheut. Koha për të shndërruar dijet tona në veprime konkrete”.
“Konferenca e OSBE-së për Mesdheun është kthyer në një ndër forumet kryesore për dialogun mbi çështjet mesdhetare. Ky forum ofron një platformë unike për diskutimin e orientuar drejt veprimit mes vendeve të rajonit të Mesdheut dhe tre kontinenteve të përfaqësuara në OSBE”, shtoi Greminger.
/gj.mima/ /a.g/












