TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Prej disa kohësh jashtë funksionit, kaldaja e Amonicës tashmë punon me kapacitet të plotë duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e trajtimit të naftës.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se investimet po vijojnë edhe në qendrat e tjera të punës duke u fokusuar tek përmirësimi i cilësisë së shërbimit dhe performanca e shoqërisë.
Fusha e naftës në Amonicë është një fushë naftëmbajtëse që u zbulua në 1980 dhe është një nga fushat bregdetare më të mëdha të pasura në naftë. Ajo filloi prodhimin në vitin 1981. Rezervat e provuara e saj janë rreth 20 milionë fuçi (3,2 × 106 m3).
/a.gjonaj/ /a.g/























