TIRANË, 24 tetor /ATSH/ FIFA ka publikuar sot renditjen e re mujore të kombëtareve. Në krye të klasifikimit është Belgjika, e ndjekur nga Franca, që bën pjesë në grupin tonë eliminator, dhe Brazili.
Sa i përket Shqipërisë së drejtuar nga trajneri Reja, kombëtarja jonë ka zbritur një vend në krahasim me muajin e kaluar, duke u pozicionuar kështu në vendin e 65-të.
Kuqezinjtë zhvilluan dy ndeshje për kualifikueset e EURO 2020, ndaj Turqisë në Stamboll dhe Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit. Në të parën humbi minimalisht, në minutat e fundit, ndërsa në të dytën fitoi pastër, 4-0.
Nga ana tjetër Kosova është ngjitur me 5 pozicione në renditjen e FIFA-s. Fitorja ndaj Mali të Zi e ka ndihmuar kombëtaren e “dardanëve” të ngjitet në vendin e 114-të. /a.g/























