Ballina Ekonomi

Gjirokastër/ Takim informues për të aplikuar në programin IPARD

TIRANË, 23 tetor /ATSH/- Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vijoi sot takimet informuese për Programin IPARD II, thirrja e dytë, në qytetin e Gjirokastrës.

Programi IPARD mbështetet nga fonde të Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare. Ky program është Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA II) për Zhvillimin Rural (IPARD), kontribuon me 94 milionë euro, për harkun kohor 2014-2020, me qëllim zhvillimin e sektorit agro-ushqimor.

Programi IPARD II ka objektiv dhe prioritet mbështetjen e investimeve në sektorin agro-ushqimor me qëllim përmirësimin e konkurrencës, pajtueshmërisë me standardet e BE-së, mbështetjen e investimeve në zonat rurale me qëllim diversifikimin e ekonomisë rurale dhe krijimin e biznesit, duke çuar në përmirësimin e mundësive të punësimit dhe përfshirjes sociale.

Thirrja është e hapur për të gjithë persona fizikë dhe juridikë, puna dhe veprimtaria e të cilëve zhvillohet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në fushat e prodhimit bujqësor, agro-përpunimit dhe zhvillimit rural, nga data 30 Tetor – 16 Dhjetor 2019.

e. xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Google deklaron se ka arritur epërsi kuantike
Artikulli tjetërRaportuesja e Shqipërisë në PE, Santos: Këshilli bllokoi zgjerimin, po humbim besueshmëri