ROMË (Itali) – Presidenti Sergio Mattarella pret kryetarët e Dhomave përpara se të vendosë nëse do të dekretojë Giuseppe Conte, kandidaturë e propozuar për të drejtuar qeverinë L5Y/Liga.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i ministrave të Tregtisë së BE-së (FAC/Trade) në fokus të bisedimeve janë tarifat amerikane.
BRUKSEL (Belgjikë) – Seancë dëgjimore e drejtorit të përgjithshëm të Facebook, Mark Zuckerberg në prani të drejtuesve të grupeve politike të Parlamentit Europian që do të transmetohet online.
GJENEVË (Zvicër) – Vijon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
MANÇESTER (Britani e Madhe) – Kryeministrja Theresa May dhe princi William do të jenë të pranishëm në Mançester për të përkujtuar sulmin tragjik ku u shënuan 22 të vdekur një vit më parë.
HAGË (Holandë) –Ministri palestinez i Punëve të Jashtme do të mbajë një konferencë shtypi pas takimit me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
UASHINGTON (SHBA) – Donald Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in./ /v.b/ a.jor.























