BRUKSEL, 23 tetor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri irlandez, Leo Varadakar tha se ai mbështet apelin e presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk për krerët e 27 vendeve anëtare të BE për të nënshkruar deri në fund të muajit një marrëveshje të re Brexit.
Kryeministri irlandez, mendimi i të cilit për Brexit është me ndikim sepse vendi i tij është i vetmi vend anëtar i BE-së që ndan një kufi tokësor me Britaninë e Madhe, theksoi se një punë e madhe po kryhet për këtë çështje.
”Kjo do të lejonte që Britania të largohej para 31 janarit 2020 nëse marrëveshja e tërheqjes do të ratifikohej nga të gjitha palët e nevojshme”, theksuan Varadakar dhe Tusk./ /os/ a.jor.












