Ballina Bota

AUSTRALI – Njihuni me binjakët bardhë e zi Lukas dhe Levi

TIRANË, 9 mars/ATSH/- Nuk është shumë e këndshme të pyesësh një mama, a je e sigurt që fëmijët janë binjakë?, tregon 30 vjeçarja Teegan Wardill nga Townsville, në Australi. Për të ngjallur dyshime tek njerëzit është ngjyra e lëkurës së fëmijëve të saj: Lukas, biond me sy blu e të shkruar dhe Levi me flokë dhe sy të zinj. “Unë dhe Justin, bashkëshorti im zbuluam ndryshimet tek fëmijët kur ata ishin 19 javësh, gjatë ekografisë 3D (tre dimensionale). Pas lindjes, tek dy vëllezërit binjakë u bënë më të dukshme dallimet e tyre: Lukas po ngjante më shumë nga e ëma, ndërsa Levi po trashëgonte gjenet nga i ati i tij, me origjinë indiane. “Janë unikë, nuk janë të ndryshëm”, ka thënë mamaja e binjakëve.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump dhe Xi bien dakord për mbajtejn e sanksioneve kundër Phenianit
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE-ja kërkon dialog me SHBA-në mbi tarifat proteksioniste