Ballina Ekonomi

Shkëmbimet me vendet e Bashkimit Europian, 63,7% të gjithë tregtisë

TIRANË, 18 tetor /ATSH/- Shkëmbimet tregtare me vendet e Bashkimit Europian (BE)  zënë 63,7%, të gjithë tregtisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, në shtator të këtij viti, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 77,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 57,1% të
importeve gjithsej.

Të dhënat tregojnë se, eksportet shqiptare drejt vendeve të Bashkimit Europian po thellojnë peshën e tyre, krahas zgjerimit të tregtisë edhe në kontinentet e tjera.

Instituti i Statistikës, bën të ditur se, partnerët kryesorë tregtarë që shënuan rritje gjatë muajit shtator 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, janë vendet si Italia, Greqia, Gjermani Turqia.

Sipas INSTAT eksportet totale shqiptare gjatë kësaj periudhe u rritën me Italinë në masën 33,0%, me Turqinë u rritën me 8,1%, me Greqinë rritja preku nivelin 7,9% më shumë se vitin e kaluar dhe me Gjermaninë eksportet shqiptare u rritën me 6,0%.

INSTAT njofton, se shkëmbimet tregtare, edhe për periudhën nëntëmujore të vitit 2019, me vendet e BE zunë 64,4 % të gjithë tregtisë.

“Në periudhën Janar – Shtator 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 76,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58,8 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia me 32,9 %, Greqia 7,3 %, Turqia 6,2 % dhe Gjermania 6,2%”, citon njoftimi i INSTAT.

e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vlerëson dr. Adizes: Lidhje të fortë me kombin shqiptar
Artikulli tjetërHahn: Zhgënjim ekstrem mosdakordësia për hapjen e negociatave me Shqipërinë