Ballina Aktualitet

Meta, vizitë zyrtare në Principatën e Monakos

TIRANË, 17 Tetor /ATSH/ – Lidhjet tradicionale miqësore midis familjeve mbretërore të Shqipërisë dhe Monakos mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis të dy vendeve.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos, ku u prit nga Princi i Monakos, Alberti II.

Meta kishte në delegacionin e tij edhe dy personalitete të familjes mbretërore shqiptare. Princ Leka II dhe Princeshë Elia.

 

“I lumtur të kisha në delegacion gjatë vizitës zyrtare në Principatën e Monakos edhe dy personalitete të shquara dhe shumë të dashura, Princ Leka II dhe Princeshë Elia”, u shpreh Meta.

“Lidhjet tradicionale miqësore midis dy familjeve mbretërore mbeten një urë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona!”, theksoi ai.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRaportet financiare për zgjedhjet e 30 qershorit, KQZ publikon të dhënat
Artikulli tjetërPushteti vendor/ Manual praktik për procedurat e administrimit fiskal