PRISHTINË, 21 Maj/ATSH/.- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i dha sot pasaportën diplomatike Majlinda Kelmendit, trajnerit Driton Kuka, si dhe kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka.
“Në mënyrë solemne sot i dhashë pasaportën diplomatike xhudistes së artë, Majlinda Kelmendi, trajnerit, Driton Kuka dhe kryetarit të Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”, shkruan Thaçi në Facebook./k.s/

























