UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence do të shkojë sot në Turqi ashtu si ishte parashikuar pavarësisht refuzimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për ta takuar, theksoi Shtëpia e Bardhë.
“Zëvendëspresidenti u nis sot për në Turqi”, deklaroi Katie Waldman, zëdhënëse e Pence, e pyetur për një ndryshim të mundshëm të programit.
Ndërkohë presidenca turke njoftoi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan do të takohet nesër me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, dërguar nga presidenti amerikan, Donald Trump për të siguruar një armëpushim në Siri.
“Presidenti turk, Erdogan, i cili kishte deklaruar për stacionin televiziv “Sky News” se Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo do të priteshin vetëm nga homologët e tyre turq, parashikon të takohet me delegacionin amerikan”, deklaroi drejtori i komunikacionit i presidencës turke, Fahrettin Altun./ /ec/ a.jor.












