Ballina Bota

MUZIKË – Kërkime për kitarën e humbur të McCartney

NUREMBERG, 16 tetor /ATSH-DPA/ – Pesëdhjetë vjet pas zhdukjes së kitarës bas të legjendës së Beatles, Paul McCartney, kanë filluar kërkimet me shpresën e gjetjes së saj.

McCartney bleu kitarën bas të markës ”Hoefner 500/1” në vitin 1961 në një dyqan në Hamburg dhe luajti me të për një periudhë dyvjeçare, përfshirë edhe regjistrimet e dy albumeve të parë të Beatles.

Tani prodhuesi i kitarave Karl Hoefner, me qendër në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, ka nisur një gjueti globale për instrumentin.

“Ka shumë të ngjarë, që kitara të jetë vjedhur. Kanë kaluar 50 vjet, shpresojmë ta gjejmë atë’, deklaroi  Nick Wass, i kompanisë Hoefner./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMJEKËSI – Perceptimi i dhimbjes lidh gjithçka me trurin
Artikulli tjetërAmbasadori Norman: Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat me BE