Ambasadori Norman: Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat me BE

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ – Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka deklaruar se Shqipëria meriton çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në një prononcim për mediat lokale në Kukës, diplomati i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se ndonëse vendi i tij nuk ka zë të fortë për të lobuar edhe te vendet e tjera për Shqipërinë për shkak të daljes nga unioni, vota e Britanisë do të jetë pro çeljes së negociatave.

“Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të forte por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët,” tha ai.

I pyetur mbi deklaratat e djeshme të kryeministrit Rama, ai tha se duhet të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë parlamentit. “Nuk i shërben askujt që partitë që kanë elektorat të sillen në këtë mënyrë” tha ai. /a.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.