Tiranë, 12 Tetor/ATSH/- Gara “Fun Run” e organizuar sot nga Bashkia e Tiranës kishte si protagonist kryesorë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit të cilët vrapuan duke mbartur mesazhin sensibilizues “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka përgëzuar Bashkinë e Tiranës për organizimin e këtij aktiviteti.
”Tirana plot garues të vegjël. Bravo Bashkisë Tiranë për organizimin e “Fun Run” me pjesëmarrjen rekord të qindra nxënësve nga shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Suksese të gjithë pjesëmarrësve në Maratonë nesër”, shprehet Shahini. /m.z/ /a.g/





















