Ballina Flash

Vazhdon rinumërimi i 314 vendvotimeve

TIRANË, 11 tetor/ATSH/ Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QZR) është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Deri të premten në orën 16:00, janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se do të publikojë në kohë sa më të shpejtë formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

KQZ vendosi në fillim të kësaj jave rinumërimin në 314 vendvotime, pasi në 10 vendvotime do të rinumërohen, sepse sipas Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) këto vendvotime nuk kanë arritur të procesohen si të rregullta për shkak të parregullsive. Ndërsa pjesa tjetër do të rinumërohen për shkak të gabimeve teknike në formularin e përputhjes së të dhënave dhe rezultateve. /Kosovapress/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Londra dhe Brukseli intensifikojnë negociatat për të dalë nga ngërçi i Brexit
Artikulli tjetërRUMANI – Iohannis kërkon një qeveri liberale pas rrëzimit të së majtës