Ballina Ekonomi

46% e pronave u shitën me kredi bankare

TIRANË, 11 tetor /ATSH/- 46% e pronave u shitën me kredi bankare, ndërkohë që në 6-mujorin e parë të vitit 2018, kjo shifër ishte në nivelin 75%.

Bankës së Shqipërisë, bën të ditur se, në gjysmën e parë të vitit 2019, kredia për pasuri të paluajtshme u rrit me 3% duke arritur shifrën 113 miliardë lekë.

Tregu i ndërtimit në vendin tonë vijon të ketë epërsinë në kontrbutin që jep në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, punësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së vendit.

Në këtë kontekst, ndërtimi si një nga sektorët që garanton qëndrueshmëri zhvillimi, është i mirëpritur nga sistemi bankar në drejtim të huadhënues, çka e dëshmon edhe sasia në rritje e portofolit të kredisë për blerje banesash. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDhuna në familje/ UNDP financon ngritjen e mekanizmit të referimit në Maliq
Artikulli tjetërTatimet/ 831 kontrolle në 10 ditët e para të tetorit, konstatohen 156 shkelje