Ballina Flash

Foto/ Elbasan, kushte optimale për vogëlushët e kopshtit nr.6

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kopshti nr.6 në njësinë administrative numër dy në Elbasan i është nënshtruar rikonstruksionit, duke siguruar kushte shumë të mira për 100 fëmijë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja thotë se institucioni që ai drejton po investon në drejtim të infrastrukturës arsimore në kopshte e shkolla, çka sipas tij përkthehet në një investim për të ardhmen.

“Kopshti nr.6 pret çdo ditë më shumë se 100 fëmijë të njësisë nr. 2.

Jam shumë i lumtur që gjenerata e së ardhmes rritet dhe edukohet në kushte optimale, me një godinë tërësisht të rehabilituar dhe me ambiente miqësore”, -tha Llatja. z.tosku/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPosta Shqiptare/ Tashmë edhe depozitim i parasë cash, në 9 qytete
Artikulli tjetërFOTO/ Berati ‘qyteti i luleve’, nis mbjellja në parqe