Ballina Bota

IRAN – Aktivizohen 30 centrifuga për pasurimin e uraniumit

TEHERAN, 8 tetor /ATSH-ANSA/ – Irani do të aktivizojë 30 centrifuga të avancuara për pasurimin e uraniumit brenda dy ose tre javësh, deklaroi kreu i organizatës iraniane për energjinë bërthamore, Ali Akbar Salehi.

”Kjo është një sfidë politike për kundërshtarët tanë”, deklaroi ai duke akuzuar vendet europiane se nuk kanë përmbushur angazhimet e tyre drejt Iranit për marrëveshjen për kontrollin e termocentrali nuklear.

Salehi kujtoi se disa marrëveshje nuk janë respektuar duke theksuar edhe daljen e SHBA-së, në mënyrë të njëanshme, nga marrëveshja bërthamore mes Teheranit dhe fuqive të mëdha./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rindërtimi i rrugës Rrogozhinë-Lushnjë, impakt në zhvillimin ekonomik
Artikulli tjetërUASHINGTON – Marrëveshje e re tregtare SHBA-Japoni