Ballina Flash

Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”

Shijak – Finalizohet operacioni policor "Magnum 2"

Shijak – Finalizohet operacioni policor "Magnum 2"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar "Magnum 2".Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G.B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë", si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.Shtetasi G.B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale "Vrasja me dashje", ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Gepostet von Ministria e Brendshme am Dienstag, 8. Oktober 2019

TIRANË, 8 tetor /ATSH/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

“Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G.B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë”, – thuhet në njoftim.

Shtetasi G.B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Ndaj G.B. rëndojnë akuzat për “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUnazohen shpendët shtegtarë, cërla e vogël specia më e re
Artikulli tjetërFOTO/ “Kësulëkuqja” shfaqet për fëmijët në Bari të Italisë