Ballina Ekonomi

Karta e debitit, më e përdorura

TIRANË, 5 tetor /ATSH/- Karta e debitit është produkti bankar me përdorimin më të gjerë nga qytetarët.

Nga një anketim i bërë publik së fundi nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) mbi përdorimin aktual të produkteve bankare, rezulton se qytetarët përveç llogarisë korente, produktin më të përdorur kanë kartat e debitit me 46%.

Karta e debitit përdoret zakonisht bashkë me llogarinë korente, por të dhënat tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, përdorin llogarinë korente pa kartën e debitit.

Ndërkohë karta e kreditit përdoret në masën 31% dhe llogaritë e kursimeve përdoren më pak, pasi vetëm 26% e të anketuarve kanë një të tillë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastra Air Show/ Hapet pista e aeroportit në funksion të turizmit
Artikulli tjetërIPARD II/ 24 milionë euro financim fermerëve për investimet në fermë