Ballina Bota

FRANCË – Rrjeti social rregullon problemin

FRANCË, 2 tetor /ATSH-AFP/ – “Twitter” njoftoi sot se e kishte riparuar tashmë problemin që kishte prekur rrjetin prej disa orësh.

Ky njoftim u bë nëpërmjet një mesazhi në llogarinë e tij TwitterSupport: “Problemi u zgjidh. Tani mund të keni sërish akses normal në Twitter. Nëse jo, prisni disa minuta. Ju faleminderit për durimin tuaj!”

Platformat kryesore të internetit janë shpesh subjekte të problemeve të mëdha. Në fillim të shtatorit “Yahoo” pësoi një avari botërore, ndërsa “Twitter” ishte përballur edhe herë tjetër me këtë problem, kur u bllokua për rreth një orë në muajin korrik./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGuvernatori Sejko i përgjigjet Bashës: Nuk ka asnjë rrezik në financimin e PPP-ve
Artikulli tjetërPasojat nga tërmeti, Qeveria cakton 6 milionë dollarë nga fondi rezervë