Ballina Bota

IZRAEL – Anulohet takimi Gantz-Netanyahu për qeverinë e re

TEL AVIV, 2 tetor /ATSH-DPA/ – Benny Gantz, kundërshtari kryesor politik i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, anuloi një takim mes tyre duke përmendur mungesën e përparimit në bisedimet për një qeveri të unitetit kombëtar.

Njoftimi i Gantz vjen një javë pasi presidenti i dha Netanyahut mandatin për të formuar një qeveri të re pas zgjedhjeve të përgjithshme të fundit.

Por, për shkak të një ngërçi aktual midis partisë së tij ”Likud” dhe asaj ”Bardheblu”, presidenti Reuven Rivlin ka ftuar Netanyahu të formojë një qeveri që përfshin të dy liderët.

Partia e Gantz deklaroi në një shënim se “në këtë fazë, supozimet mbi të cilat mund të zhvillohen takime të mëtejshme midis ekipeve negociuese nuk janë përmbushur”.

“Në funksion të kësaj, asnjë takim nuk do të mbahet. Nëse vlerësohet e përshtatshme dhe e nevojshme, do të planifikohet një takim shtesë për këtë javë ose javës tjetër”, shtoi Gantz.

Parakushtet e përmendura nga partia janë mes tjerash edhe një marrëveshje e Netanyahu me një bllok të partive të djathta dhe fetare./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëqeverisja, rrjet i ri koordinatorësh për të ndjekur ankesat e biznesit
Artikulli tjetërSako takim me biznesmenët durrsakë, mbështetje për të prekurit nga tërmeti