Ballina Bota

GREQI – Lesbos, emigrantët ngrihen në protestë

GREQI, 1 tetor /ATSH-AFP/ Sipas burimeve policore, rreth 400 emigrantë të kampit Moria, shumica gra dhe fëmijë, marshuan drejt portit të Mytilene-s, për të protestuar kundër kushteve të këqija në qendrën strehimore të mbipopulluar.

Nën britmat protestuese, emigrantët mbartën edhe një barelë të mbuluar me qefin, për të simuluar kufomën e një të vdekuri, dy ditë pasi zjarri vrastar shkaktoi një të vdekur dhe 17 të lënduar në mesin e refugjatëve të kampit.

Sipas të njëjtit burim, ata kërkojnë shpërngulje të menjëhershme nga ishulli dhe kushte më të mira jetese.

“Kushtet janë shumë më keq se ato që mund të imagjinonim për vende më në vështirësi se Greqia. Këtu jemi në Greqi, një vend i Bashkimit Europian”, u shpreh Cecile Duflot, drejtoresha e përgjithshme e organizatës “Oxfam” Francë, në një vizitë në kampin e refugjatëve./ /ervo/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ 54 anije tregtare u përpunuan vetëm në shtator në portin e Durrësit
Artikulli tjetërVeprat e tre brezave të familjes Buza të inventarizohen dhe muzealizohen