Ballina Flash

Braçe: Shega e Karavastasë prodhon, punëson dhe eksportohet

TIRANË, 1 tetor /ATSH – I. Vata/ “Prodhimet e shegës së Karavastasë, eksportohen jashtë vendit, ndihmon ekonominë dhe rrit punësimin në zonë”, tha sot zv.kryeministri Erjon Braçe.

“Shega e Karavastasë! Nuk janë topat e vitit të ri; Këto janë shegë të kuqe, të pjekura dhe plot shije! Vjelë këtë të dielë dhe paketuar për eksport tani. Ky është prodhim që ndihmon ekonominë, punësimin gjithashtu!”, tha ai.

“Pra, është e rëndësishme që shega piqet, por me e rëndësishme se shega personale është ferma e shegëve që prodhon, punëson, eksporton! Faleminderit Shpëtimit, Ilirit, agronomeve, çdo punëtori në Bedat/Karavasta. Super punë!”, theksoi Braçe. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Votat me postë shpërblejnë të gjelbrit
Artikulli tjetërNdryshon ligji për pajisjet mjekësore, Manastirliu: Kontroll që në doganë, më shumë siguri për pacientët