Ballina Ekonomi

Vijon shërbimi online “Targë e veçantë”

TIRANË, 30 shtator /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njofton se vijon shërbimi online i prenotimit “Targë e Veçantë”.

DPSHTRR furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me Targa të Veçanta nga prodhimi i DTSH.

Drejtoria e Transportit ka kryer furnizimin e 8-të sot në datën 30 shtator 2019, duke çuar në total numrin e targave: 90 copë për automjete (kombinimet numërore shembull: 001/111/101/100) dhe 13 copë për motomjete me kombinimet numërore: BC 111 – BD 444. 

/e.xh//j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëmbimi valutor/ Monedhat e huaja forcojnë pozitat në raport me lekun
Artikulli tjetërFoto/ Aplikacioni ‘i- child Quiz’, nxënësit e shkollës “Kosova” takohen me Afshan Khan