Ballina Flash

Studentët e Drejtësisë, përfshirje në proceset e integrimit me kapitullin 23

TIRANË, 27 shtator /ATSH/ – Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka organizuar një takim pune studentë të drejtësisë dhe studentë ekselentë të punësuar në Ministrinë e Drejtësisë. Ky takim kishte qëllim integrimin e mendimeve të tyre në çdo iniciativë ligjore, projektligj, si dhe procesin e rëndësishëm për kapitullin 23.

“Përfshirja e të rinjve në iniciativat legjislative dhe proceset e integrimit me kapitullin 23, do të ndihmojë jo vetëm stafin e ministrisë për të finalizuar me sukses reformat e ndërmarra, por njëkohësisht do t’ju japë këtyre të sapo diplomuarve mundësinë që të përfitojnë eksperiencë në fushën e drejtësisë”, – thotë ministrja Gjonaj.

Nga ana tjetër ajo nënvizon se vetëm duke funksionuar bashkarisht si një skuadër do mund të arrihen rezultate të larta në formimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

“Për të arritur këtë, kolona të forta padyshim janë Pakti për Universitetin dhe platforma e punësimit të studentëve të ekselencës, përmes të cilave do vazhdojmë të zgjerojmë kapacitetet gjithëpërfshirëse”, – thotë Gjonaj. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReforma në Drejtësi e pashembullt, Rama: Do të transformojë gjithë fizionominë e vendit
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e shtunë, 28 shtator 2019