TIRANË, 28 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët. Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/29 | Diell |
| Kukës | 13/28 | Diell |
| Lezhë | 16/30 | Diell |
| Dibër | 12/26 | Diell |
| Durrës | 16/30 | Diell |
| Tiranë | 16/31 | Diell |
| Elbasan | 15/32 | Diell |
| Berat | 14/31 | Diell |
| Vlorë | 16/30 | Diell |
| Korçë | 11/25 | Diell |
| Gjirokastër | 14/32 | Diell |
| Sarandë | 16/31 | Diell |
/e.malaj/ /a.g/













